Aulon Kalaja ka fituar ditën e sotme gjyqin kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e kishte paditur për shpifje, pas një deklarate të bërë publikisht.
“Ka ofruar shërbime seksuale nëpër shërbime seksuale nëpër ambasada”. Kjo ishte një nga deklaratat që çoi Erion Veliajn dhe gazetarin Aulon Kalaja në gjykatë.
Kryebashkiaku e paditi gazetarin për shpifje me të cilin e fitoi sot gjyqin dhe mori pafajësi.
Kalaja tha më herët se për deklaratat publike që ka thënë “pirje rakie në burg” “Cun mami” etj, “Veliaj ka kërkuar që t’i thosha më fal, por nuk e bëj”.
Kalaja u shpall i pafajshëm, pas 18 seancash. Ai u shpreh se Veliaj nuk kishte qenë asnjëherë i pranishëm në gjykatë, por ishte përfaqësuar nga avokati i tij.
“Sot fitova gjyqin kundër Veliajt, i cili më kishte paditur për shpifje për një deklaratë që kisha bërë në televizion. Gjyqi ka filluar në tetor, pas 17 seancash u vendos drejtësi nga gjykata. Kryetari i Bashkisë Tiranë më ka çuar në gjykatë që unë të tërhiqem nga deklaratat e mia.
Veliaj si në çdo seancë tjetër nuk u paraqit, por u përfaqësua nga avokatët e tij.
© SYRI.net