Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Elbasan në afërsi të një banese private pranë Urës së Lizës.
Sipas informacioneve paraprake, një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike dhe në gjendje të dehur.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Paraprakisht, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.
Njoftimi:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në fshatin Mengel, shtetasi K. Q., 56 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëvrarë me armë sportive, në banesë.
Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
© SYRI.net