Ndërron jetë 59-vjeçari pas tre ditësh në spital, makina u përmbys në kanal në rrugën Lezhë–Manati

Ndërron jetë 59-vjeçari pas tre ditësh në spital, makina u përmbys në kanal në rrugën Lezhë–Manati

11:54, 05/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 59-vjeçari, i cili tre ditë më parë humbi kontrollin e automjetit dhe u përmbys në një kanal në rrugën dytësore Lezhë–Manati.

Viktima është Tonin Gjoni nga fshati Grykë Manati i Lezhës. Pavarësisht ndihmës së parë mjekësore dhe përkujdesjes së bluzave të bardha, 59-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Lexo edhe:  Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon përmbys në kanal

Aksidenti ndodhi rreth mesnatës së së shtunës, kur drejtuesi i mjetit, i cili po udhëtonte i vetëm, humbi kontrollin e makinës dhe u përmbys në një kanal me ujë në anë të rrugës. Për nxjerrjen e tij u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës dhe më pas ai u transportua nga autoambulanca drejt urgjencës së Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore.

Më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku humbi jetën tre ditë pas aksidentit.Nga veprimet e policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë errësira në rrugë, duke sjellë humbjen e kontrollit nga drejtuesi i automjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco