Syri Tv/ Shteti i veshi njerëzit e vet me të zeza, Aksidenti i mori jetën Klersit dhe Eneas: Shoferi nuk frenoi

15:37, 04/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Fëmijë të lumtur”, ishte emri i kryqëzimit të rrugës ku një aksident tragjik u mori jetën 10 vjeçarit Klersi Nikolli dhe 12 vjeçarit Enea Muça.  Familjet Nikolli dhe Muça të ardhur nga Mirdita dhe Berati në Durrësin e ri sot hapën dyert e mortit, teksa me mijëra qytetarë u bënë pjesë e homazheve.  Shumë prej tyre tw tronditur nga kjo tragjedi u shprehën se shteti po i vesh qytetarët e tij me të zeza.

Nga Syri TV

Familjet Nikolli dhe Muça në Rrugën Ohri në Durrësin e ri sot kanë hapur dyert e mortit, pasi aksidenti tragjik u mori jetën  2 fëmijëve të mitur Klersi Nikolli, 10 vjeçar dhe Enea Muça 12 vjeç, teksa  nje tjetër i mitur ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumas në Tiranë.

Fjalët janë të teperta, teksa sot i gjithë qyteti është në zi për tragjedinë e rëndë në dy familjet Nikolli dhe Muçe, fëmijet e të cilëve u përplasën brutalisht për vdekjet, pranë një kryqëzimi që për ironi të fatit mbante emrin “Fëmijët e lumtur”

Prindërit e Klersi Nikollit kanë ardhur mbrëmë nga Italia ku kryefamiljari kurohej, teksa familjarë, të afërm nga qyteti i Durrësit por dhe nga Mirdita, e Berati nga kishin origjinën këto familje, sot kanë ardhur për ngushëllime.

Një banor i zonës dëshmitar  në vendin e ngjarjes, por edhe shoferi që çonte fëmijët në shkollë me  furgon rrëfen çastet dramatike, ku benzi luksoz mori zvarrë fëmijët e mitur që po luanin në trotuar.

'Në momentin e aksidentit isha aty. Ai nuk frenoi fare. I mori fëmijët para. Unë nxorra çunin e pukjanit (fëmija i vetëm i mbijetuar). 10 vetë ngritën makinën ta nxirrnim. Tragjedi e madhe"

Banorët nuk gjejnë dot fjalë për ta përshkuar dhimbjen, por njëri prej tyre shprehet se është shteti që po i vesh me të zeza qytetarët e tij.

'Shteti i ka fajet. I vesh njerëzit me të zeza. Të ikësh nga ky vend e të mos kthehesh më'

Këto janë pamjet kur Rama inauguronte rrugën 'Azem Hajdari' vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes dhe kjo rrugë është lënë në dekadencë të plotë, duke funksionuar vetëm njëra korsi dhe banorët të lodhur janë në pritje të gjamës së rradhës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco