Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër janë referuar në Prokurori dy raste të ndryshme procedurale të evidentuara gjatë kontrolleve dhe hetimeve në terren.
Në një rast, ndaj shtetasit Gj. M., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, ka nisur procedimi penal pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte janë gjetur veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, pa dokumentacion apo fatura blerjeje.
Në një rast tjetër, ndaj shtetasit A. Sh., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, është nisur procedim penal pasi në lagjen “18 Shtatori” ka aksidentuar lehtë një këmbësor 59-vjeçar, i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. M., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen 18 shtatori, me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 59-vjeçar, këmbësor, banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net