Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

U kap me kokainë/ Durrës, vihet në pranga 22-vjeçari

U kap me kokainë/ Durrës, vihet në pranga 22-vjeçari

12:15, 19/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Coast”.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet një tjetër sasi e dyshuar e së njëjtës lëndë. Në total, u sekuestrua një sasi rreth 188.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u procedua penalisht një 21-vjeçar për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ndodhej me shtetasin G. R. në lagjen nr. 17.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, iu gjet një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco