Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pjesë e mashtrimit me Call - Centera tek 'Atti Tower', kapet në Tiranë David Prendi

Pjesë e mashtrimit me Call - Centera tek 'Atti Tower', kapet në Tiranë David Prendi

10:50, 19/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno – Syri.net/

Gjatë një aksioni policor, ditën e djeshme është arritur të lokalizohet dhe arrestohet 28-vjeçari, David Prendi, pasi ndaj tij prokuroria e posaçme SPAK, ka lëshuar që prej muajit Shkurt 2026, masën e sigurisë “Arrest në Burg”.

Kjo masë është caktuar ndaj Prendit pasi është provuar implikimi i tij në skemat e mashtrimit me bursat online përmes rrjetit të “Call-Centërave”.

David Prendi është i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një “Grupi të strukturuar kriminal”, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Arrestimi i tij lidhet me hetimet për “Call centerin” e zbuluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në ambientet e “Atti Tower”, ku dyshohet se kryheshin aktivitete të paligjshme përmes mashtrimeve online.

Kujtojmë që kjo çështje u kthye në qendër të vëmendjes pas investigimit të dy emisioneve investigative “La Iene” në bashkëpunim me “Piranjat” në Shqipëri.

Përmes një deklarate për shtyp, policia e Tiranës ka njoftuar si më poshtë vijon:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike: vunë në pranga shtetasin D. P., 28 vjeç, pasi ndaj tij është nxjerrë urdhër ndalimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

David Prendi, dyshohet se është një nga derivatet e tre vëllezërve nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të shpallur në kërkim nga SPAK-u si bosët e një prej rrjeteve më të fuqishme të call centerave në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco