Përplasi me makinë këmbësorin në Qafë-Kashar, vdes në spital 65-vjeçari, arrestohet shoferi

Përplasi me makinë këmbësorin në Qafë-Kashar, vdes në spital 65-vjeçari, arrestohet shoferi

15:46, 18/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar shtetasin L. L., 40 vjeç, pas një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur “Qafë-Kashar”.

Sipas informacioneve paraprake, dje ai dyshohet se ka përplasur këmbësorin K. T., 65 vjeç, i cili fillimisht u transportua në spital në gjendje të rëndë.

Fatkeqësisht, 65-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital, si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco