SYRI TV/ Kryekomisari që u pezullua për një poezi, Luan Mema fiton gjyqin në Administrative

15:13, 18/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryekomisari Luan Mema, ka fituar gjyqin në Administrative kundër pezullimit të tij nga detyra për një poezi, nga drejtuesit e tij Ilir Proda dhe Neritan Nallbati. Vendimi kishte fuqi prapavepruese duke i ndaluar të drejtën për gradë dhe ngritjes në karrierë. I dekoruar me çertifikatën për shërbime të dalluara dhe që kaloi vetingun dy vite më parë, Luan Mema pretendoi se një vendim i tillë nga drejtuesit,  tregon kufinjtë e ndërhyrjes së shtetit në mendimin dhe shprehjen e lirë.

Syri TV

Ky është Luan Mema, 62 vjeç, kryekomisar policie me mbi 25 vite karrierë, dhe për një poezi të titulluar “Ujkonjat” poezia u pezullua nga detyra duke përfunduar në dyert e drejtësisë. Ai thotë se me propozim të shefit të Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe me aprovim të ish-drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda, Komisioni i Disiplinës dhe Standardeve Profesionale më 14 nëntor të vitit të kaluar e pezulloi nga detyra, ndërsa Komisioni i Apelimit nuk e ndryshoi këtë vendim që pati fuqi prapavepruese, ku për 2 vite i ndalohej ecuria në karrierë, j hiqej e drejta e gradimit dhe e konkurrimit dhe i prishej reputacioni profesional, pretendon Mema në Padinë e bërë në Gjykatën Administrative ku e dërgoi çështjen. Kjo e fundit ka dhënë vendim pro tij, duke i shfuqizuar dy vendimet e mëparshme. Por çfarë parashtronte 62 vjeçari në padinë e tij.

“Përpara jush nuk është thjesht një akt administrativ për t’u kontrolluar në aspektin formal, por një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në lirinë e shprehjes, një nga themelet mbi të cilat ndërtohet çdo shtet i së drejtës”, pretendoi Luan Mema.

Sipas tij, është ndëshkuar për një poezi dhe jo për një veprim që ka prodhuar pasojë konkrete apo sjellje që ka cënuar rendin dhe disiplinën

“Kjo e zhvendos menjëherë çështjen nga një debat procedural në një çështje themelore: kufijtë e ndërhyrjes së shtetit në mendimin dhe shprehjen e lire”, përforcon argumentet polici karrierës, i dekoruar në 2019 nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me "Certifikatën për shërbime të dalluara”, kur mbante detyrën e zv.drejtorit të Policisë së Beratit dhe që në 2024, kaloi me sukses procesin e vetingut.

Në këtë kuptim, shton Mema, kjo çështje kërkon një përgjigje të qartë dhe të drejtpërdrejtë: a mund të ndëshkohet një individ mbi bazën e një perceptimi, pa u provuar një dëm real? Mbrojtësi i Memës, Dritan Kruja, në parashtrimet që bëri në Administrative thekson se interpretimi literal i një teksti artistik përbën një gabim thelbësor juridik.  Me argumentin se një masë e tillë krijon pasoja të vështira për t’u rikuperuar, dhe kohëzgjatja e gjykimit në Apelin Administrativ vetëm sa i shton këto pasoja nëse i jep të drejtë paditësit, Mema i bën thirrje Shkallës së Parë të shmang këto pasoja, dhe në fakt e fitoi të drejtën pas disa muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco