Gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës janë shoqëruar dhe ndaluar nga Policia e Shtetit disa protestues.
Sipas informacioneve të përcjella nga gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj, në Komisariatin nr. 1 janë ndaluar shtetasit: Sem Bici, Bujar Tusha, Igball Domi, Bardhyl Ndou, Myrvet Toçilla, Klement Çuçka, Gentian Tuga dhe Endri Shapllo.
Ndërkohë, 8 persona të tjerë janë liruar, ndërsa të miturit e shoqëruar janë lënë të lirë.
Në total raportohet për 10 të arrestuar, 1 person që ndodhet në spital dhe 9 persona të mbajtur në Bllokun e sigurisë, ndërsa të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, ky që shihni në foto është shtetasi Edison Shyti, 37 vjeç, nga Shijaku, i cili mbahet në Komisariatin nr. 6 dhe sipas avokatit Franc Nuri është i dhunuar nga policia.
© SYRI.net