Digjen gomat në brigjet e lumit Mat, era favorizoi përhapjen e flakëve, rëndohet situata e ndotjes së ajrit

Digjen gomat në brigjet e lumit Mat, era favorizoi përhapjen e flakëve, rëndohet situata e ndotjes së ajrit

09:03, 18/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër rast i djegies së gomave dhe kabllove është regjistruar sot pranë urës mbi lumin Mat, në segmentin Milot–Lezhë, duke rikthyer shqetësimin për ndotjen dhe sigurinë në këtë zonë.

Sipas informacioneve, tymi i dendur i shkaktuar nga djegia ka krijuar shqetësim të menjëhershëm për banorët dhe kalimtarët, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit dhe duke ulur dukshmërinë në rrugë.

Kjo situatë rrit ndjeshëm rrezikun për aksidente, veçanërisht në një segment rrugor me qarkullim të lartë.

LEXO EDHE: Tymi pushton aksin Lezhë–Milot, digjen sërish goma në brigjet e Lumit Mat, rrezikohen banorët

Banorët e zonës shprehen se ky fenomen është i përsëritur dhe ka vijuar prej kohësh, duke u kthyer në një problem serioz mjedisor dhe shëndetësor.

Djegia e gomave dhe kabllove çliron substanca të rrezikshme në ajër, të cilat mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin e komunitetit.

Vetëm dy ditë më parë, Policia e Shtetit procedoi penalisht dy shtetas të kapur në flagrancë duke djegur kabllo pranë brigjeve të lumit Mat, çka tregon për vazhdimësinë e këtij fenomeni dhe nevojën për masa më të rrepta parandaluese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco