Policia ka shoqëruar 22 persona gjatës protestës së opozitës. Syri Tv ka sjellë pamjet si policia ndërhyn dhe ka shoqëruar me dhunë të rinjtë.
Gazetari I Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se 18 persona janë shoqëruar në komisariatin nr 1 ndërsa 4 të tjerë janë të shoqëruar në komisariatin nr 6.
Deputetë demokratë mes tyre Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa kanë mbërritur në komisariatin nr 1 ku ka një numër të madh të shoqëruarish.
Pjesa më e madhe e të shoqëruarve janë të rinj.
Mbrëmja e sotme ka shënuar një moment të paprecedentë dhune ndaj qytetarëve paqësorë, grupeve të xhirimit të mediave dhe përfaqësuesve të opozitës nga ana e policisë së shtetit.
Dhuna e barbare e policisë jo vetëm që ishte joproporcionale si edhe herë të tjera, por mbrëmjen e sotme ishte edhe e paprovokuar në asnjë drejtim. Qytetarët hodhën vetëm disa flakadanë drejt godinës së kryeministrisë, një sjellje e zakonshme e tyre në çdo protestë, por në këtë moment policia është udhëruar të ndërhyjë brutalisht ndaj kujdo që i dilte para duke përdorur gaz lotsjellës, shkopa gome, spraj me piper, madje edhe plumba gome siç kanë dëshmuar pamjet e shumta të siguruara nga Syri të qytetarëve të goditur me plumba.
© SYRI.net