Tymi pushton aksin Lezhë–Milot, digjen sërish goma në brigjet e Lumit Mat, rrezikohen banorët

22:39, 17/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë e rënduar është regjistruar në brigjet e Lumi Mat, ku është konstatuar sërish djegia e gomave, duke shkaktuar tym të dendur dhe ndotje të konsiderueshme në zonë.

Tymi, i favorizuar nga era e fortë, është përhapur me shpejtësi dhe ka mbuluar një hapësirë të gjerë, duke përkeqësuar ndjeshëm kushtet mjedisore. Banorët e zonës shprehin shqetësim për ndotjen e krijuar dhe për ndikimin e saj në shëndet.

Situata ka ndikuar edhe në qarkullimin e mjeteve përgjatë aksit Lezhë–Milot, ku drejtuesit e automjeteve përballen me vështirësi për shkak të dukshmërisë së ulët nga tymi.

Autoritetet pritet të ndërhyjnë për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të ndotjes në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco