EMRI/ Ndërron jetë një mësues në Maliq, humbi jetën pas një arresti kardiak

EMRI/ Ndërron jetë një mësues në Maliq, humbi jetën pas një arresti kardiak

22:08, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një mësues ka humbur jetën pasi u godit nga një infark. 

Sipas informacioneve paraprake, viktima, një shtetas rreth 55 vjeç me iniciale Alban Bejleri, me origjinë nga rrethi i Devollit dhe që ushtronte profesionin e mësuesit në shkollën e fshatit Marjan, është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të procesit mësimor, teksa mësuesi ishte duke u kthyer drejt automjetit të tij. Paraprakisht, dyshohet se ai ka pësuar një infarkt të menjëhershëm.

Për shkak të distancës së largët dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë, transportimi i trupit të pajetë është kryer me vonesë, duke u dërguar më pas në morgun e spitalit të Korçës.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco