Itali/ Kamioni përplaset me furgonin, vdes italiani, shqiptari në luftë për jetën

Itali/ Kamioni përplaset me furgonin, vdes italiani, shqiptari në luftë për jetën

12:18, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bilanc tragjik nga një aksident në Itali. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Friuli të Italisë, ku një prej shoferëve ka vdekur, ndërsa drejtuesi tjetër, shtetas shqiptar, është rëndë. Ky i fundit raportohet se është transportua me urgjencë me një helikopter drejt spitalit në Udine.

Policia bëri me dije se përplasja e dhunshme ndodhi mes një kamioni të drejtuar nga shqiptari dhe një furgoni frigoriferik të drejtuar nga viktima, në zonën e Marianos.

Gjendja e shoferit shqiptar raportohet se është e rëndë dhe mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë, kurse emri i tij nuk bëhet i ditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco