VIDEO/ Kokainë në Europë, perandori biznesi në Shqipëri, kompania e Jetmir Pepës fitoi dhe tendera publikë

09:50, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme ka vënë në pranga 3 persona e shpallur në kërkim 8 të tjerë, mes këtyre të fundit edhe kokën e grupit Jetmir Pepën si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që mbushi Europën me kokainë dhe pastruan paratë në Shqipëri. Rreth 12 milion euro pasuri janë vënë nën sekuestro teksa janë zbuluar 8 episode të trafikut të mbi 7.4 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Hetimi u bazua kryesisht falë bashkëpunimit me autoritetet partnere

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme njofton se ka ekzekutuar masat e sigurisë për 3 persona nga 11 masa sigurie arresti në burg ndaj një grupi të strukturuar kriminal që akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Vlera e pasurive të sekuestruara për llogari të këtij hetimi është 12 milion euro. Ky grup që sipas SPAK drejtohej nga Jetmir Pepa, gjatë viteve 2019-2021 ka operuar në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha. Pesha totale e drogës që u kap në periudha të ndryshme është mbi 7.4 ton e llojit kokainë. Episodet janë regjistruar në Amsterdam, Roterdam, Guayaquil, dhe Peru.

TABELA (NUK LEXOHET) : KOKAINA E SEKUESTRUAR

EPISODI 1 – JANAR- MARS 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.

EPISODI 2 –   7-8 PRILL 2020 –  Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.

EPISODI 3 – 6 QERSHOR 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.

EPISODI 4 – 26 QERSHOR 2020 –  Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP Ëorld Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.

EPISODI 5  – 30 QERSHOR 2020 –  Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.

EPISODI 6  –  7 GUSHT 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.

EPISODI 7 –  16 GUSHT 2020 –  Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antëerp, e destinuar për një kompani në Hagë.

EPISODI 8 – 1 –  2 TETOR 2020 –  Trafikimi i një sasie prej  531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.

232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtëpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim, janë vënë nën sekuestro dhe që kapin vlerën e 12 milion eurove. Bëhet fjalë për 7 shoqëri tregtare, me çdo pasuri dhe aset të tyre ku përfshihen godina e biznese shërbimesh si hotele, restorante etj. Gjithashtu nën sekuestro janë vënë edhe 60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë. 89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura). 72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.

TABELA (nuk lexohet): SEKUESTRIMET (NË VLERËN 12 MILIONË EURO)

Pasuritë e Shoqërisë “P… GROUP”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Kuotat e Shoqërisë “HEC A…I”, sh.p.k, me seli qendrore në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz në masën 33.30 % , të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.

Kuotat e Shoqërisë “B….V”, sh.p.k, me seli qendrore në Lezhë, fshati Fang, Rubik, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.

Kuotat e Shoqërisë “Sh……i 2013”, sh.p.k, me seli qendrore në Shëngjin, Lezhë, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut L.P.

Pasuritë e Shoqërisë “O….. Hotel”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Pasuritë e Shoqërisë “M….. N… A………”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Pasuritë e Shoqërisë “E…… AL”, sh.p.k, me seli qendrore në Ishull-Shëngjin Lezhë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.

89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura).

72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.

Në pranga kanë përfunduar

TABELA: TË ARRESTUARIT:

LULZIM PEPAJ (VËLLAI I JETMIR PEPËS)

FLORIAN MARKU

ANTON KOLA

Ndërkohë për 8 të tjerë nuk janë ekzekutuar masat e sigurisë përfshirë Jetmir Pepajn që njihet edhe me mbiemrin Marashi, pronarë i kompanisë së ndërtimit Pepa Group, që ka fituar dhe tendara publikë si për rikonstruksion spitalesh. Jetmir Pepa është i njohur për organet ligjzbatuese, pasi emri i tij ka dalë në disa ngjarje si brenda dhe jashtë vendit, kryesisht konflikte. Ndërkohë më herët Jetmir Pepa ka qenë një emër që në skedat e autoriteteve ligjzbatuese ka dalë për çështje të trafikut të drogës, kryesisht në vendet e Beneluksit dhe dyshohet se fshihet në Dubai. Në hetimet dhe operacionin  e SPAK u përfshinë Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore franceze, holandeze dhe britanike teksa edhe për këtë dosje, rol të rëndësishëm kanë patur zbërthimet e bisedave në aplikacionet e koduara Sky Ec.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco