Bashkia asnjë subvencionin/ Çmimet e naftës ‘presion’ mbi sektorin e transportit publik në qytetin e Vlorës

09:44, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës po ushtron presion mbi sektorin e transportit publik në qytetin e Vlorës, duke ngritur shqetësime për kostot dhe qëndrueshmërinë e shërbimit për qytetarët. Deri më tani, në linjat urbane nuk është aplikuar asnjë reduktim i shërbimit dhe asnjë rritje e çmimit të biletës, ndërsa puna vijon normalisht.

Sipas burimeve nga operatorët e transportit urban, Bashkia nuk ka akorduar subvencione për të përballuar rritjen e kostove të karburantit. Megjithatë, drejtuesit e këtyre linjave kanë zgjedhur të ruajnë çmimet aktuale, duke shmangur për momentin çdo ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët.

Ndërkohë, situata paraqitet më e vështirë për transportin interurban. Drejtuesit e linjave që lidhin Vlorën me qytete të tjera kanë paralajmëruar se një rritje e çmimit të biletave është e pashmangshme. Sipas tyre, kostot e larta të naftës po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme, duke rrezikuar qëndrueshmërinë financiare të aktivitetit.

“Pa mbështetje apo subvencione, rritja e çmimit të biletës mbetet alternativa e vetme për të përballuar shpenzimet,” shprehen operatorët e linjave interurbane.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, transporti publik vijon të funksionojë normalisht..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco