Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Kanosi me armë zjarri të riun dhe përplasi automjetin e tij, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Kanosi me armë zjarri të riun dhe përplasi automjetin e tij, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

16:23, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi ka kanosur dhe dhunuar një 33-vjeçar. Fillimisht i arrestuari me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte 33-vjeçari. Gjithashtu, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas në bashkëpunim me persona të tjerë e ka goditur me grushte. 

Automjeti tip “Range Rover” i 22-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e armës që dyshohet se ka përdorur i arrestuari.

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë 

Kanosi me armë zjarri, për motive të dobëta, një 33-vjeçar,  dhe i përplasi qëllimisht automjetin, arrestohet 22-vjeçari.

Gjithashtu, i arrestuari dhe shtetas të tjerë, ushtruan dhunë ndaj 33-vjeçarit. 

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në lagjen “Bathore”, ndërmjet disa shtetasve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan në vendngjarje, për të identifikuar shtetasit përgjegjës dhe për të sqaruar rrethanat.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit A. E., 22 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, fillimisht, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi B. J., 33 vjeç. 

Gjithashtu, 22-vjeçari, dyshohet se me qëllim kanosjen e shtetasit B. J., ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, dhe më pas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, e ka goditur me grushte.

Automjeti tip “Range Rover” i 22-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e armës që dyshohet se ka përdorur i arrestuari, si dhe vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco