Një person ka gjetur vdekjen pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë.
Sipas policisë Sazan Sula, 46 vjeç ka qenë duke peshkuar pranë urës së ‘Prekanit’ në Shënkoll të Lezhës, kur dyshohet të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike, për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i policise
Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net