Syri Tv sjell pamjet e pasojave të shkaktuara nga shpërthimi i një nate më parë në lagjen ‘Besëlidhja’, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në Lezhë. Xhama të thyer, makina të dëmtuara dhe tre biznese të shkatërruara është ajo çfarë ka lënë pas shpërthimi bombolës së gazit në byrektore.
Sipas hetuesve, dyshohet se shkak është bërë bombola e gazit, ndërsa dy të tjera, sipas burimeve, janë nxjerrë të pashpërthyera jashtë, duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.
Një banor tregon frikën klur dëgjoi shpërthimin ndërsa bën me faj shtetin për mungesë kontrolli sigurie.
Isha në gjumë edhe u trëmba e rashë prej krevatit në tokë. Kaq krismë e madhe ishte. Si të ketë rënë ndonjë bombë. Kur dola në ballkon, pashë që ishin thyer xhamat, pashë policinë, të gjithë njerëzit ishin grumbulluar këtu në Lezhë. Ishte shpërthim i jashtëzakonshëm. Nuk kisha ndjerë ndonjëherë kështu shpërthim.
Këtu ka faj shteti, kurrkush tjetër. Ssepse te tëra këto lokale, bombolat të kontrollohen. Mirë, mund të bësh tregti por të paktën të kontrollohen. Në çfarë gjendje janë, tek janë, si janë. Po jo kështu.
© SYRI.net