Edmond Llabani, drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, ka ndërruar jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Llabani kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në një periudhë delikate, menjëherë pas arratisjes së Altin Ndoci, duke u përballur me sfida të rëndësishme në drejtimin dhe garantimin e sigurisë në burg.
Para detyrës në Durrës, ai kishte drejtuar edhe burgun e Peqinit, duke pasur një eksperiencë të gjatë në administrimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Në janar të këtij viti, vetëm pak kohë pasi kishte nisur detyrën e re, Llabani pësoi një hemorragji cerebrale, e cila ndikoi rëndë në gjendjen e tij shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë.
© SYRI.net