I dehur në timon, 38-vjeçari në Korçë përplas dy makina të parkuara, lëndohet një pasagjer

I dehur në timon, 38-vjeçari në Korçë përplas dy makina të parkuara, lëndohet një pasagjer

13:25, 05/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Korçës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, i riu është përfshirë në një aksident, ku ka përplasur dy makina të parkuara.

Nga kjo përplasje, u lëndua një pasagjer, i cili ndodhej në një nga mjetet e parkuara.

Arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 38 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, duke drejtuar automjetin e tij është përfshirë në një aksident rrugor ku ka përplasur dy automjete të tjera, të parkuara. Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi Ll. Ç., 45 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në njërin prej automjeteve të parkuara, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi O. Z., drejtonte automjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco