EMRI/ Kapet në Spanjë 40-vjeçari nga Saranda, i dënuar me 20 vite burg për...

EMRI/ Kapet në Spanjë 40-vjeçari nga Saranda, i dënuar me 20 vite burg për...

09:30, 05/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 40-vjeçar nga Saranda është arrestuar në Spanjë. Policia e Shtetit bën të ditur se në kuadër të shkëmbimit të informacionit për identifikimin dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, autoritetet kanë bërë të mundur kapjen në Spanjë të shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas njoftimit zyrtar, Ogiçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe rezulton i dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Autoritetet po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ndërsa operacioni konsiderohet një tjetër rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes strukturave ligjzbatuese vendase dhe atyre ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco