Akuzohet se abuzoi seksualisht 10 vjeçarin në sy të 2 të miturve, adoleshenti arrestohet në Kakavijë

Akuzohet se abuzoi seksualisht 10 vjeçarin në sy të 2 të miturve, adoleshenti arrestohet në Kakavijë

11:33, 04/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Gjirokastrës ndaloi adoleshentin e shpallur në kërkim i cilu dyshohet se ka abuzuar seksualisht një 10-vjeçar. E gjithë skena dyshohet se është bërë në prani të dy të miturve të tjerë të moshës 9 dhe 10 vjeç.

17 vjeçari u kap në pikën kufitare të Kakavijës në hyrje.

-U ndalua një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç,  dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së, informoi sot policia e qytetit.

Ngjarja u denoncua dy ditë më parë ndërsa adoleshenti banues në lagjen Zinxhira u tha se ishte larguar larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të bënin kallëzimin në polici

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco