E rëndë në Gjirokastër/ 10-vjeçari abuzohet se*sualisht, autori adoleshent arratiset në Greqi!

E rëndë në Gjirokastër/ 10-vjeçari abuzohet se*sualisht, autori adoleshent arratiset në Greqi!

22:33, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 10-vjeçari dyshohet se ka rënë pre e abuzimit seksual nga një adoleshent, vetëm 17 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku 17-vjeçari në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 10-vjeçarin.

Ka qenë i mituri që dyshohet se është abuzuar që ka bërë kallëzimin, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim adoleshentin, banues në lagjen Zinxhira.

17-vjeçari sipas burimeve zyrtare nga Policia, është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.

Sakaq vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Gjirokastër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.

Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco