SYRI TV
Gjykata e Shkodrës dënoi me 2 vite e 8 muaj burg Izmir Sakicajn dhe me nga 1 vite e 4 muaj burg miqtë e tij Samuel Troshanin e Arlind Kajoshin, për përplasjen që patën me anëtarët e familjes Bruçi në Shkodër. Ata u dënuan vetëm për posedim armësh sportive dhe prishje të qetësisë publike, por ra akuza për posedim armësh zjarri e municioni. Ndonëse me dënime minimale, të rinjtë do qëndrojnë në burg, pasi SPAK ka caktuar arrestin për pjesëmarrje në grup kriminal ndaj tyre.
Gjykata e Shkodrës ka dënuar 3 persona që u përfshinë në një konflikt të ashpër në kryeqendrën e veriut dhe sipas autoriteteve janë lidhje shoqërore e drejtuesve të grupit “Bajri”. Izmir Sakicaj u dënua për dy vepra penela, përkatësisht prishje të qetësisë publike e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje e armëve sportive pa leje, me dy vite e 8 muaj në bashkim të dënimeve dhe në përfitimit të gjykimit të shkurtuar. Sakicaj u shpall I pafajshëm për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit. Dy miqtë e tij Samuel Troshani dhe Arlind Kajoshi u dënuan me 1 vite e 4 muaj burg.
Ata u akuzuan vetëm për prishje të qetësisisë publike në bashkë[punim, dhe morën pafajësi për posedim armësh të zjarrit dhe municionit. Kujtojmë se Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani, u vetëdorëzuan në janar të 2025 Policinë e Shkodrës, pasi ishin shpallur në kërkim për një konflikt që patën me shtetasin Alban Bruçi dhe babain e këtij të fundit, Vladimir Bruçi ku e kishin dhunuar rëndë këtë të fundit. Por Sakicaj e Troshani ndonëse morën dënime të lehta për këtë ngjarje, do vijojnë të qëndrojnë në burg, pasi një dosje tjetër është e hapur nga SPAK ndaj tyre si pjesë e një grupi kriminal që akuzohen për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.
Sipas SPAK, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka Leka bashkë me disa persona të tjerë, ende të paidentifikuar, të armatosur dhe me makina të blinduara në gusht të 2024 u nisën drejt Bushatit për të vrarë anëtarët e familjes Prendi. Por sapo grupi i armatosur shkoi në Bushat, Aleksandër Prendi i ka pikasur dhe bërë pritë duke qëlluar mbi makinat e blinduara. Sipas prokurorisë, aty ka pasur shkëmbim zjarri pasi janë konstatuar gëzhoja të ndryshme në vendin e ngjarjes, dhe prej asaj ditë mbeti një nga ngjarjet më misterioze, pasi dyshohet se të rinjtë nën akuzë nuk ishin truri i atij plani.
© SYRI.net