6 vite nga tërmeti i 2019-ës, Familja Islami në Kurbin ende nuk ka një banesë. Pavarësisht dëmtimeve të rënda nga tërmeti, për këtë familje nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje për rikonstruksion apo strehim alternativ. Dila Islami, tregon se ka bërë ankesa të shumta pranë Bashkisë së Kurbinit, por situata mbetet e pandryshuar.
SYRI TV
Teksa kanë kaluar 6 vite nga tërmeti shkatërrimtar i 2019-ës, problemet me çështjen e strehimit vijojnë të jenë prezente. Në Kurbin, në lagjen numër 2, Pallati 89, Familja Islami ende nuk ka një banesë. Dila Islami, thotë se prej më shumë se 6 vitesh ka bërë ankesa të shumta pranë Bashkisë Kurbin, por situata e saj mbetet e pandryshuar. Pavarësisht dëmtimeve të rënda nga tërmeti i vitit 2019, nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje për rikonstruksion apo strehim alternativ.
Ajo thotë se për tre vite me radhë ka përfituar një bonus qiraje, por më pas ndihma është ndërprerë. Vendimi për ndërprerjen, sipas pretendimeve të saj, ka ardhur në një periudhë fushate zgjedhore dhe është justifikuar me arsyen se ajo nuk rezulton më banore e Kurbin-it, por e Lezhës
Ndërsa institucionet vijojnë të japin të njëjtat arsyetime, Dila Islami mbetet ende në pritje të një zgjidhjeje konkrete.
Raste tĂ« tilla tregojnĂ« mungesĂ«n e ndĂ«rhyrjes institucionale nĂ« Kurbin, duke e lĂ«nĂ« njĂ« familje prej vitesh pa asnjĂ« zgjidhje konkrete.Â
© SYRI.net