Tentohet të vidhet argjendaria në Pogradec, pronari: Rast i përsëritur, policia asnjë masë

09:22, 20/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një argjendari është tentuar të grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Pogradecit.

Pronari i kësaj argjendarie, Lytfi Alia, tregon për mediat se është e disata herë që argjendaria e tij sulmohet dhe policia ende nuk i ka gjetur autorët.

Ai thekson që herë të tjera personat që kanë hyrë kanë mundur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme, pas rënies së alarmit, ata janë larguar pa marrë asgjë.

Sipas kamerave të sigurisë, ai tregon se janë 3 persona të maskuar, të cilët e kanë hapur dyqanin me kriko makine.

Herët e tjera që dyqani i tij është grabitur, Lytfiu tregon se ka pasur dëme të mëdha mbi 15 mijë euro, ndërsa bën apel që kësaj here policia të bëjë të mundur identifikimin e autorëve, pasi ky është një rast i përsëritur.

 “Në orën 3:30 është hapur dyqani me kriko, ka rënë sistemi i alarmit dhe kanë ikur ata. Nuk kanë marrë absolutisht asnjë gjë. Dyqani im është vjedhur mbi tre herë gjatë kohës që unë e kam hapur si biznes. Edhe dy herët e para nuk janë kapur autorët. Të shikojmë këtë radhë. Dëmi ka qenë i madh, mbi 15 mijë euro (në vjedhjet e tjera).

Kemi frikë për biznesin, nuk shesim dot, nuk qëndrojmë dot. Nuk është e njëjta dorë, se dyqani im është vjedhur para 15 vitesh atëherë. Ra alarmi, prandaj s’vodhën dot gjë dhe janë larguar. Kur kam ardhur unë, s’më la policia të hyja brenda. Mbaroi policia veprimet, pashë gjendjen dhe s’ishte marrë asnjë gjë. Kamerat e sigurisë i kanë filmuar autorët, por ata janë me maska. Ishin 3 persona”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco