Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama nën breshërinë e medias së huaj

Gjermania thellon hetimet për mashtrimet me ‘call center’-a/ Një nga të dyshuarit u arrestua në Shqipëri

Gjermania thellon hetimet për mashtrimet me ‘call center’-a/ Një nga të dyshuarit u arrestua në Shqipëri

13:15, 10/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet gjermane kanë ngritur akuza pas një hetimi disavjeçar për një rrjet ndërkombëtar mashtrimi me investime online, që dyshohet se ka zhvatur miliona euro nga qytetarë europianë.

Sipas revistës gjermane, Stern, një nga personat kryesorë të dyshuar në këtë skemë është arrestuar në Shqipëri dhe pritet ekstradimi drejt Gjermanisë.

Këtë radhë autoritetet gjermane i kanë thelluar hetimet duke u fokusuar tek personat që u vinin në dispozicion serverët këtyre mashtruesve.

Sipas medieve gjermane, prokuroria në Bavari ka përfunduar një hetim të gjatë ndaj drejtuesve të një kompanie teknologjike që dyshohet se u jepte shërbime informatike grupeve kriminale që operonin platforma të rreme investimi në internet.

Hetuesit besojnë se përmes këtyre sistemeve teknike janë ngritur dhjetëra faqe që dukeshin si platforma profesionale për tregtim financiar. Viktimat bindeshin të investonin para në këto faqe duke menduar se po blinin aksione, kriptomonedha apo produkte financiare. Në realitet, paratë përfundonin në duart e mashtruesve.

Sipas prokurorisë gjermane, vetëm në Gjermani dëmi i dokumentuar arrin në dhjetëra miliona euro.

Një nga të dyshuarit kryesorë në këtë dosje është arrestuar në Shqipëri. Autoritetet gjermane kanë kërkuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat në gjykatë.

Hetimi po kryhet nga autoritetet gjyqësore të Bambergut, të cilat dënuan para disa ditësh ortakun e Amant Josifit dhe Olsi Ramës për aferën e ‘call center’-ave të Milton Group në Shqipëri.

Kujtojmë se po ashtu para dy ditësh, emisioni investigativ italian ‘Le Iene’ i bëri thirrje Edi Ramës të mbyllë ‘call center’-at mashtruese pasi aty është i përfshirë edhe vëllai i tij, Olsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco