Pesë vite pas vrasjes së Gentian Qarrit, krimi mafioz i regjistruar më 6 shkurt 2021 në qytetin e Vlorës, SPAK lëshoi 7 urdhër-arreste për autorët e dyshuar të krimit, pjesë e grupit të Ines Hajrullës. Mes këtyre personave ka edhe prej tyre që u është komunikuar masa në burg, pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale, teksa Syri TV mëson se ka urdhër-arrest për Ines dhe Ervis Hajrullën. Strukturat e rendit janë në Vlorë që prej mbrëmjes së të premtes (6 mars) për të zbatuar këto urdhër-arreste.
Nga SYRI TV
Qyteti bregdetar i Vlorës mëngjesin e kësaj të shtune (7 mars), në vend që të ishte i mbushur me turistë, është zgjuar në shtetrrethim nga forcat speciale, FNSH dhe RENEA, që kanë zbarkuar në kuadër të një operacioni të SPAK që ka në shënjestër grupin e Ines Hajrullës, i njohur si një ndër të fortët e Vlorës.
5 vite pas vrasjes së Gentian Qarrit, krim mafioz i regjistruar më 6 shkurt 2021 në qytetin e Vlorës, SPAK ka lëshuar 7 urdhër-arreste për autorët e dyshuar të krimit, pjesë e grupit të Ines Hajrullës.
Mes këtyre personave ka edhe prej tyre që u është komunikuar masa në burg, pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.
Burime bëjnë me dije se janë lëshuar urdhër-arreste për Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrulla, të cilët disa vite më parë ishin në shënjestër të një atentati që dështoi pasi Amarildo Nikolli, personi që do t’i vriste me porosi të Leonard Luzit, u arrestua pak çaste para se të kryente krimin.
Gjithashtu masë sigurie ka edhe për Flodian Plaku, i dyshuar si vrasës me pagesë për eliminimin e Gentjan Bejtjas, i cili u arrestua në gusht 2025.
Gentian Qarri u vra mbrëmjen e 6 shkurtit 2021, kur autorët mbërritën me një automjet “Toyota Yaris”. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba, 6 prej të cilëve në trup.
Qarri kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë, pasi ishte i dënuar në Itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës. Goditja e grupit të Ines Hajrullës nga SPAK erdhi pas hetimeve kryesisht mbi të dhënat e përftuara nga aplikacioni i koduar Sky ECC.
© SYRI.net