Me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH zbarkuan prej orëve të para të mëngjesit (7 mars 2026) në qytetin e Vlorës, pas zbardhjes së 2 vrasjeve dhe disa episodeve të trafikut të drogës.
Kontrollet nisën prej orës 04:00 të mëngjesit dhe zgjatën gati 6 orë, ku mësohet se agjentët e BKH-së mësynë në bazën e të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.
Mësohet se janë prerë 7 urdhërarreste.
Burime për gazetarit e Syri, Fatjon Gjinaj bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe Rezat Kuçi, ish-shef krimesh në Komisariatin Nr.1 në Tiranë.
Pra kupola e lartë e Policisë së Shtetit vijon të jetë e mbushur me element kriminalë të cilët janë të përfshirë në organizata kriminale dhe ato të trafikut të drogës.
Burime nga operazioni i fundit në Vlorë bëjne me dijë se Rezart Kuçi është arrestuar me akuzën për shpërdorim detyre, trafik dhe grup i strukturuar criminal.
© SYRI.net