Denoncimi i Piranjave dhe Le Iene/ GjKKO vendosi arrest me burg për italianin Cosimo Notaristefano

Denoncimi i Piranjave dhe Le Iene/ GjKKO vendosi arrest me burg për italianin Cosimo Notaristefano

13:58, 17/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme vendosi arrest në burg për italianin Cosimo Notaristefano, që u arrestua në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës.

Notaristefano tha në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj.

Ai parashtroi në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg.

Italiani tha se nuk ishte në dijeni që ndodhej në kërkim, dhe ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj.

SPAK dyshon, pas denoncimit përmes investigimit të emisionit italian Le Iene, në bashkëpunim me “Piranjat” në Syri Televizion, se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare.

Sa më shumë para të jepnin klientët që kontaktoheshin nëpërmjet telefonit për të investuar në kompani italiane aq më të mashtruar mbeteshin. Janë dëshmuar mashtrime klientësh kryesisht italianë që kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.

Masat e GJKKO-së:

-Remir Gjoligaj- arrest me burg

-Endri Gjata- arrest me burg

-David Qerimi- arrest me burg

-Elis Merkaj- arrest me burg

-Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

-Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

-Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

-Klaudio Kaçupi – arrest me burg

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco