VIDEO SYRI TV/ Rrogozhina shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, arrestimi i Edison Memollës çështje orësh

15:32, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreybashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet përfundimisht me formë të prerë nga Gjykata e Apelit me një vit burg. Pas audiopërgjimti të publikuar nga Syri TV ku Memolla ndërhynte për favore te OSHEE në këmbim të votave, SPAK dhe GJKKO e gjetën Fajtor Memollën, duke e dënuar me një vit burg dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike. Me këtë vendim të formës së prerë Edison Memolla do të arrestohet në orët në vijim, ndërsa Rrogozhina shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Nga SYRI TV

Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg nga Apeli i Posaçëm, për korrupsion aktiv në zgjedhje, vendim që merr formë të prerë dhe pritet ekzekutimi i vendimit duke e çuar prapa hekurave.

Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë teksa vetë Memolla nuk u paraqit në seancë. Pas dështimit të seancave radhazi mbi shkaqe të ndryshme, togat e zeza të Apelit e shpallën vendimin këtë të hënë teksa si dënim shoqërues u hiqet edhe e drejta që për 5 vite të ushtrojë funksione publike. Apeli la në fuqi vendimin edhe për Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku, që u dënuan përkatësisht me 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove.

Pjesë e kësaj dosje ishte Ndriçim Tafxhafa që u dënua me 1 vit burg gjithashtu për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Më 24 janar të vitit 2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e gjeti dhe e shpalli fajtor Edison Memollën pas hetimeve që morën indicie nga denoncimi ekskluziv që bëri Syri Televizion.

Audio përgjimi tregoi se kryebashkiaku, ende në detyrë ndonëse i dënuar nga Shkalla e Parë, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, ndikonte  tek një punonjës i OSHEE, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

 Prokuroria e Posaçme tha se gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022. Përveç dënimit me 1 vit burg, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi si dënim plotësues, se për 5 vitet e ardhshme Memolla nuk mundet të mbajë asnjë funksion publik. Me vendim e Apelit të GJKKO-së që ka dënuar me burg Edison Memollën, bashkia e Rrogozhinës shkon në zgjedhje të përakosshme për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni vendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco