Biznesmeni Ramë Geci, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai është filmuar të hyjë në këtë godinë rreth orës 11:20 minuta.
Gazetari i Syri Tv, informon se Geci qëndroi vetëm disa minuta në SPAK. Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, por kujtojmë se në dosjen e Belinda Ballukut, përgjimet zbuluan se numri dy i qeverisë, njëkohësisht minister e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte urdhëruar nga Rama për ta takuar biznesmenin.
Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama.
Edhe në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama pranoi se i kishte kërkuar zv/kryeministres Belinda Balluku, të takohej me biznesmenin Ram Geci, i cili 3 muaj nga takimi me Balluku, ishte shpallur fitues i një tenderi për ndërtimin e rrugës Porto-Romano, megjithëse kishte paraqitur një ofertë miliona euro më të larte se kompanitë e tjera në garë.
© SYRI.net