VIDEO-SYRI TV/ Rama shkel kodin e etikës që miratoi vetë, mesazhet provojnë takimet me biznesmenë

16:33, 02/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama, pranoi disa ditë më parë, se ka shkelur edhe urdhrat ë ka miratuar vetë në kodin e etikes, të miratuar për anëtarët e kabinetit qeveritar. Mesazhet e publikuara në dosjen e SPAK, treguan se në të njëjtën kohë që kryeministri bënte propaganda duke i ndaluar publikisht ministrat të takoheshin me biznesmen, në po të njëjtin vit, i kërkonte zv/kryeministres Belinda Balluku, qe te takohej me biznesmenin Ramë Geci, i cili pak muaj nga takimi, fitoi tenderin për ndërtimin e një rruge.

Nga SYRI TV

Gati 4 vite pasi vendosi një kod etike për ministrat e kabinetit qeveritar të tij, Kryeministri Edi Rama, tregoi se është vetë I pari, që shkel me të dyja këmbët, kodin e etikës së qeverisë qe vete ka miratuar.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama pranoi se i kishte kërkuar zv/kryeministres Belinda Balluku, të takohej me biznesmenin Ram Geci, i cili 3 muaj nga takimi me balluku, ishte shpallur fitues i një tenderi për ndërtimin e rrugës Porto-Romano, megjithëse kishte paraqitur një ofertë miliona euro më të larte se kompanitë e tjera në garë.

Por ndërsa sot mundohet të normalizoje, takimet klienteliste me biznesmenë, kryeministri po del në kontradiktë me fjalët dhe urdhrat e tij. Në vitin 2021, kur hyri në zyrën e kryeministrit për herë të tretë, pas betimit te qeverisë, Edi Rama miratoi një kod etike, ku ju ndalonte me ligj ministrave të qeverisë së tij, takimet personale me biznesmenë.

Në vendimin e këshillit të ministrave, të miratuar në vitin 2022, neni 26, pika DH, thuhet se: Anëtari i Këshillit të Ministrave, nuk duhet: të zhvillojë takime me përfaqësues të biznesit apo grupeve të interesit pa praninë e dy nëpunësve/funksionarëve të lartë të ministrisë përkatëse dhe pa mbajtur minutat e takimeve,regjistrimin e identitetit të personave të përfshirë në këto takime, si dhe evidentimin e çështjeve të diskutuara në një regjistër të posaçëm që mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse.

Por dalja e provave konkrete nga dosja e SPAK, për përfshirjen e bashkëpunëtorëve me të ngushtë të kryeministrit në afera korruptive, pjesë e të cilat janë edhe takimet direktë të ministrave të tij me biznesmenë, të cilët përfitonin tendera publike, e kanë vënë me shpatulla pas murit Edi Ramën.

I gjendur përballe kësaj situate, tashmë kryeministri mohon atë çfarë ka urdhëruar disa vite më parë.

Ky episod fakton edhe njëherë se kodi etik i qeverisë, ka qene vetëm propagandë e kryeministrit, pasi çdo ditë e më shumë faktohet, se Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, jo vetëm biznesmenë që më pas përfitojnë kontrata publike por madje edhe përfaqësueses të karteleve të drogës, siç është rasti i Luftar Hysës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco