EMRAT/ Humbën jetën nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre në Itali, zbulohen identitetet e familjes shqiptare

EMRAT/ Humbën jetën nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre në Itali, zbulohen identitetet e familjes shqiptare

09:08, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Lucca, Itali, ku katër anëtarë të familjes Kola humbën jetën si pasojë e një rrjedhjeje të gazit.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, më 4 shkurt 2026, ndërsa dyshohet se shkak ishte një defekt në kaldajën e banesës trekatëshe të tyre.

LEXO EDHE: Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 4 anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit

Viktimat janë: Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar, 23 vjeç, dhe Xhesika, 15 vjeçe. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, u lëndua dhe po merr trajtim në spital.

Edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për ndihmë të parë, pësuan intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: U shua një familje shqiptare, detaje tronditëse nga ngjarja në Itali! 4 anëtarët ishin bërë gati të hanin darkën

Sipas autoriteteve italiane, tragjedia ndodhi rreth orës së darkës.

Kur ekipet e shpëtimit hynë në banesë, gjetën tryezën të shtruar, që tregon se familja po përgatitej të darkonte. Alarmin e dha pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili pasi nuk mori asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, njoftoi karabinierët.

Pas hyrjes së forcave të rendit, u zbuluaN katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme.

Pak më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, por u shpëtua në kohë dhe u transportua me urgjencë në spitalin Cisanellos.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rrjedhjes së gazit dhe për të zbuluar të gjitha rrethanat e tragjedisë që ka lënë të gjithë në shok.

FOTO GALERI

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco