SYRI TV/ Banorët e Gjuzaj dyshime për rrugën: Mungojnë elementët e sigurisë, do shembet

15:01, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rikonstruksioni i rreth 1.4 km rrugë në fshatin Gjuzaj në Lushnje, ka nxitur shqetësimin e banorëve të cilët kanë dyshime se punimet po kryhen pa standarde. Sipas banorëve, rrugës i mungojnë elementët e sigurisë, ndërsa për punimet nuk është vendosur as tabela me informacionin përkatës.

 

SYRI TV

Banorët e fshatit Gjuzaj në Lushnje, kanë shprehur shqetësimin se rikonstruksioni dhe asfaltimi i një segmenti prej 1.4 km rrugë, po bëhet pa standarde.

Për kryerjen e punimeve nuk është vendosur një tabelë me të dhënat teknike dhe financimin, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se segmenti po rikonstrukstohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Megjithatë, banorët e fshatit ngrejnë shqetësime se punimet po kryhen pa cilësi.

Banorët ankohen për gjerësinë e rrugës, cilësinë e punimeve që sipas tyre nuk do t'i rezistojë kohës madhe dhe shirat e afërm do të vijnë në rrenimin e saj.

Në këtë zonë kodrinore, ku këto elementë janë jetike për jetëgjatësinë e rrugës. Edhe në ato vende që ka mur mbrojtës, është vetëm 50 deri në 60 cm i lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco