Lajmi i fundit

Grabitet dyqani i Vodafone në Durrës, autori merr paratë e xhiros ditore me dhunë

Aksident i rëndë në Vlorë/ Kamionçina përfundon në plazh, një i plagosur rëndë

11:42, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak momente më parë në zonën e Kalasë, ku një kamionçinë ka humbur kontrollin dhe ka goditur barrierat mbrojtëse, për të përfunduar disa metra më poshtë në pjesën e plazhit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, e kombinuar me lagështinë në rrugë. Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco