Hetimet në vendngjarje pas atentatit, analizohet ADN-ja e gjakut për identitetin e plagosurit

10:49, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertët e Policisë kanë rikthyer paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë biznesit ku ndodhi atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.

Ata po kryejnë marrjen e gjurmëve të gjakut në vendngjarje, të cilat do t’i nënshtrohen analizës ADN për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një person tjetër të plagosur dhe për të identifikuar identitetin e tij.

LEXO EDHE: Mbeti i plagosur me armë: 30-vjeçari nuk ishte objektivi i atentatorëve…

Punonjësit e Policisë dhe ekspertët forenzikë po vazhdojnë hetimet në vendin e ngjarjes, duke dokumentuar çdo detaj dhe mbledhur prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco