VIDEO/ Të paketuara në kuti kartoni... DALIN PAMJET – Ja si i trafikonin armët nga Kosova në Tiranë grupi kriminal (EMRAT)

09:46, 01/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grup kriminal që trafikonte armë dhe municion luftarak nga Kosova, është goditur nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar, grupi kriminal merrej me shitjen e armëve të zjarrit në Tiranë, ndërsa në pranga janë vënë katër shtetas, banues në Tiranë: Gloris Nezaj, 39 vjeç; Rezarto Rumi, 48 vjeç; Kelvin Caushi, 49 vjeç dhe Ardian Caushi, 45 vjeç.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë, ku më pas armët modifikoheshin dhe magazinoheshin në një ambient të përshtatur në zonën e Selitës. Pikërisht aty është zbuluar edhe vendi ku kryhej montimi dhe ruajtja e armëve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientin e përshtatur dhe në banesat e të arrestuarve, shërbimet e Policisë sekuestruan 8 armë zjarri, konkretisht 5 pistoleta dhe 3 armë automatike, pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio të ngjashme me ato të policisë, një jelek multifunksional si dhe 9 telefona celularë.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LOCKDOWN”, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë.

Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova. Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

Zbulohet në Selitë ambienti ku montoheshin dhe magazinoheshin armët e zjarrit.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”.

Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit:

-G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë 

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në  Selitë. 

Gjatë kontrollit në ambientit e përshtatur, banesave të tyre, shërbimet e Policisë 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco