Rikthehen reshjet e borës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm

09:07, 01/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rikthehen reshjet e dëborës në zonën e Dardhës në Korçë. Prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore. Sipas raportimeve nga terreni trashësia e borës i ka kaluar 15 cm dhe në disa zona të caktuara edhe 20 cm.

Aktualisht në rrugë janë duke punuar mjetet borëpastruese për të larguar dëborën dhe kriposur aksin rrugor Boboshticë-Dardhë në mënyrë që të jetë i hapur për qarkullim.

Në akset e tjera nacionale të këtij qarku nuk janë regjistruar reshje dëbore deri më tani dhe janë të qarkullueshëm pa probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco