Një 29-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se, kryente biznes dike shitur mallra me logo false të markave luksoze. Sipas njoftimit të policisë, operacioni i koduar "Etiketa" është kryer në rrugën “Sulejman Delvina”, dhe u arrestua pronari i dyqanit, Hysen Ramaj, 29 vjeç.
Si provë materiale u sekuestruan edhe mallrat e gjetura, kryesisht çanta, syze, ora dhe veshje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.
Njoftimi i policisë:
"Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa”. Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje. Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”.
Sekuestrohen mallrat. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë. Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false. 29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave. Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.",
© SYRI.net