Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Riatdhesimi i trupave të shtatë tifozëve të PAOK-ut, mbërrin avioni për rikthimin e viktimave në Greqi

Riatdhesimi i trupave të shtatë tifozëve të PAOK-ut, mbërrin avioni për rikthimin e viktimave në Greqi

09:30, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy tifozë të PAOK-ut, Constantinos (20 vjeç) dhe Marios (28 vjeç), po kthehen në Greqi pas aksidentit fatal në Rumani. Constantinos doli i pari nga spitali i Timishoarës dhe po transportohet me ambulancë drejt aeroportit, ku do të niset me avionin EKAB drejt Selanikut.

Babai i Constantinos-it, dukshëm i prekur, deklaroi: " Ngushëllime familjeve të viktimave."

LEXO EDHE:  Hetimet për aksidentin që shkaktoi vdekjen e tifozëve të PAOK-ut, media rumune: Policia gjeti pako droge në furgon

Avioni i cili do të riatdhesojë trupat e shtatë tifozëve që humbën jetën në aksidentin rrugor ka mbërritur në Rumani.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje të udhëtojnë normalisht, ndërsa i treti ka pësuar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga aksidenti.

Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, bëri me dije se Ministria mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune për monitorimin e gjendjes së të plagosurve.

Sipas hetimeve, sistemi i ndihmës për mbajtjen e korsisë nuk ishte i instaluar në furgonin e tifozëve, duke përjashtuar defektet teknike si shkak të aksidentit. Njëri nga të plagosurit rrëfeu për mediat:

"Mbaj mend gjithçka. Ishim si vëllezër, shumë miq. Nuk e di si ndodhi aksidenti, po mbaj zi për miqtë e mi."

LEXO EDHE: Udhëtimi i fundit drejt Lionit, rrëfehet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK që vdiq në aksidentin tragjik: Fatkeqësi e madhe!

Klubi i PAOK-ut ka njoftuar se në ndeshjen e radhës kundër Panseraikos, e diel, lojtarët dhe tifozët do t’u bëjnë homazhe shtatë tifozëve të humbur. Biletat e ndeshjes do të kushtojnë 5 euro dhe do të organizohen aktivitete përkujtimore në nder të viktimave.

Mes viktimave janë fëmijë dhe të rinj, tifozë të përkushtuar të PAOK-ut, të cilët ndoqën ekipin e tyre në Francë për ndeshjen e Europa League.

LEXO EDHE: Rumani/ Autostrada DN6 ku humbën jetën tifozët e PAOK, pati mbi 40 vdekje në 325 aksidente trafiku në vitin 2025

Trupat e të rinjve do të transportohen në Selanik me avionin ushtarak C-130, ndërsa familjarët dhe komuniteti i tifozëve janë zhytur në zi për humbjen e tyre tragjike./Përgatiti: Syri.Net

FOTO

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco