Një incident u shënua brenda hollit të gjykatës së Tiranës ku po mbahej masa e sigurisë për 19 të ndaluarit pas protestës së opozitës para kryeministrisë më 24 janar.
Një person kërcënoi me jetë avokatët që mbrojtën protestuesit që ishin në gjykatë.
Zhargoni i tij ka pasur të bëjë me sulme ndaj mbrojtësve dhe protestuesve duke i quajtur 'kriminele, meritoni ta keni në lule të ballit' informon gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.
Avokatja tregoi më shumë për incidentin
"Unë e kolegu po prisnim vendimin e gjykatës. Aty afrohet dikush. Nuk e dimë kush është por nisi të shante. Thoshte pse u ofroni mbrojtje këtyre kriminelëve që kanë goditur shtetin. Duhet ti mbysni.
Unë I thashë kush je ti e çfarë kërkon këtu
E ai tha unë ju godas në lule të ballit. Kjo ndodhi në prezencë të forcave të rendit.
Mbetet për tu verifikuar se kush është ky person." tha Eda Grimçi.
Syri tv siguron videon kur burri u shoqërua nga policia.
Çfarë ndodhi
Personi që u shoqërua rezulton i ati i një të riu (me mbiemrin Korita) që kishte çështje në gjykatën e Tiranës. Pasi kontaktoi për sekretaren për të marrë një dokument të të birit, kjo i komunikoi të priste pasi ishte duke u marrë me shkresat e masave që mbaheshin sot.
Qytetari doli në derë dhe iu drejtua disa efektivëve të policësë me fjalët: “Hë mo shefa, ata *** ju djegin ju gjuajnë me gurë e i lironi, ne na lini këtu të presim”.
Biseda me ofendime të rënda u dëgjua nga avokatët që i kërkuan të dinin ç’kishte që ofentonte dhe qytetari nis me ofendime e kërcënime edhe ndaj avokatëve.
© SYRI.net