Tregu Industrial në Vlorë pritet të mbyllet, pasi bashkia u ka dhënë tregtarëve afat tre ditë për t’u larguar nga ambientet aktuale.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë zonë është parashikuar të ndërtohet një treg i ri, por tregtarët shprehen të shqetësuar se projekti mund të mos realizohet.
Si zgjidhje e përkohshme, atyre u është kërkuar të zhvendosen pranë zonës së Stacionit të Trenit, por tregtarët ankohen se kushtet atje janë edhe më të këqija dhe nuk plotësojnë standardet minimale për ushtrimin e aktivitetit të tyre.
Në shenjë proteste, rreth 200 tregtarë janë mbledhur para bashkisë.
Kryetari i Bashkisë u ka komunikuar se do të zhvillohet një takim me përfaqësuesit e tyre për të diskutuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje ne raste se nuk u jep nje zgjidhje do te vazhdojn protëstat
© SYRI.net