Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Korçë

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Korçë

09:25, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 50-vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetin e Korçës.

Policia thotë se 50-vjeçarit që u arrestua iu gjet një pako me rreth 104 gramë kanabis. Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij, 37-vjeçari K. M., alias A. M.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Drenova”.

Shpërndante lëndë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i 50-vjeçarit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në zbatim të planit të masave të hartuar për vitin 2026, me objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drenova”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari bashkëpunonte me shtetasin K. M., alias A. M., 37 vjeç, banues në Korçë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco