Lajmi i fundit

EMRI/ Të shtëna me armë në Sarandë, një person në gjendje të rëndë në spital

VIDEO/ Shitje droge dhe lojëra fati, arrestohen 4 persona në Tiranë

13:03, 22/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Masive”, i cili zhvillohej gjatë 24 orëve të fundit me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe organizimit të lojërave të fatit.

Gjatë këtij operacioni, u evidentuan dy raste të shitjes së lëndëve narkotike (Ekstazi, Kokainë dhe Cannabis Sativa), si dhe dy subjekte ku shiteshin këto lëndë dhe zhvilloheshin lojëra fati. Nga hetimet u identifikuan 7 shtetas të përfshirë, ndërsa 4 prej tyre u vunë në pranga.

Në kuadër të masave të ndërmarra:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan shtetasit E. A., 37 vjeç, R. Gj., 29 vjeç dhe A. Th., 34 vjeç. E. A. iu gjetën në automjet dhe në banesë sasi lëndësh narkotike të gatshme për shitje. Dy të arrestuarit e tjerë dyshohet se nuk kallëzuan aktivitetin kriminal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin O. Xh., 21 vjeç, ndërsa shtetasit V. L. dhe E. B. procedohen në gjendje të lirë për moskallëzim të veprimtarive kriminale. Gjithashtu, u shpall në kërkim A. P., 33 vjeç, pronar i një lokali ku u gjetën tavolina për lojën “Poker” dhe i lidhur me shkelje të tjera për drogë. Punohet intensivisht për kapjen e tij.

Gjatë operacionit u sekuestruan sasi lëndësh narkotike, tavolina për lojërat e fatit, celularë dhe automjete, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës thekson se puna operative dhe kontrollet intensive do të vazhdojnë në të gjithë kryeqytetin për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në fushat e narkotikëve dhe lojërave të fatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco