Një 12 vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pasi porta e oborrit I ka rënë mbi vete. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje në një shtëpi private në Tiranë.
I mitur 12 vjeç, pasi në oborrin e banesës, në tentativë për të mbyllur portën e jashtme të oborrit, porta ka dalë nga shina dhe i ka rënë mbi vete’ informon policia
Njoftimi
Më datë 17.01.2026, është dërguar për mjekim nga familjarët shtetasi i mitur 12 vjeç, pasi në oborrin e banesës, në tentativë për të mbyllur portën e jashtme të oborrit, porta ka dalë nga shina dhe i ka rënë mbi vete. Aktualisht, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
© SYRI.net