Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin kryesor të Kavajës, ku janë përfshirë dy automjete tip ‘Golf’. Ngjarja ka bllokuar për disa minuta segmentin e rrugës, një nga më të frekuentuarit e qytetit.
Sipas informacionit paraprak, drejtuesi i njërit prej mjeteve, i identifikuar me inicialet F.K, dyshohet se ka humbur e kontrollin e automjetit, duke u përplasur me disa makina të parkuar. Për shkak të goditjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës.
I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje. Policia e Kavajës ka mbërritur menjëherë dhe po vijon veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
Kavajë / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin në rrugën “Josif Budo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.
Si pasojë është dëmtuar lehtë 24-vjeçari, i cili është dërguar në spital për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net