Një aksident rrugor është shënuar pak më parë në Rrugën e Arbrit, në aksin Bulqizë–Maqellarë, në vendin e quajtur Krajkë. Në aksident janë përplasur dy automjete, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtues të mjeteve.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës. Fatmirësisht, mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë ka pasur vështirësi të përkohshme.
© SYRI.net